Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni Lille shënon fitoren e parë

Lille e ka shënuar fitoren e parë edicionin e ri 2021/2022 në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni i Francës mposhti të dielën Montpellierin me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së katërt të Ligue 1 të Francës.

Yusuf Yazici shënoi golin për 1:0 në minutën e parë të pjesës shtesë pjesës së parë, ndërsa dy minuta më vonë Gaetan Laborde barazoi shifrat në 1:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Fitoren kampionit të Francës ia siguroi Jonathan David me golin e shënuar në minutën e 56-të.

Në katër ndeshje, Lille ka edhe dy barazime dhe një humbje.

Artikuj të ngjashëm