Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore minimale e Lilles, Zhegrova aktivizohet në fund

Edon Zhegrova

Lille ka shënuar fitore minimale në Ligue 1 të Francës.

Lille mposhti Montpellierin me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së katërt të elitës së futbollit francez.

Golin e fitores e realizoi turku, Yusuf Yazici. Ai shënoi në minutën e 2-të. Edon Zhegrova u inkuadrua në minutën e 92-të te skuadra e Lilles. Lille ka shtatë pikë nga katër ndeshje, kurse Montpellieri katër.