Lille është kampion i Francës në futboll për edicionin 2020/2021. Të dielën mbrëma Lille fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Angersit, në kuadër të xhiros së fundit (38) të Ligue 1.
Lille e mbyllë edicionin me 83 pikë, një më shumë se Paris Saint-Germaini. Parisi kishte fituar tre titujt e fundit, por Lille i ka dhënë fund dominimit të skuadrës parisiene.
Për Lillen është titulli i katërt i Francës. Të parin e kishte fituar në vitin 1946, të dytin në vitin 1954 e të tretin në vitin 2011. Në vitin 2019 ishte nënkampion, ndërsa në vend të dytë ka përfunduar gjithsej gjashtë herë.
Jonathan David shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë. Burak Yilmaz shënoi në fund të pjesës së parë (45+1’) për rezultatin 2:0 në të mirë të Lille. Fare në fund (90+2’), Angelo Fulgini shënoi për Angersin.
Edhe PSG-ja fitoi 2:0, por që nuk mjaftoi. Parisi fitoi në udhëtim ndaj Brestit. Romain Faivre shënoi autogol në minutën e 37-të, ndërsa Kylian Mbappe vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së 71-të.