Lille ka shënuar fitoren e tretë rresht në ligë. Kampioni në fuqi i Francës ka mposhtur në shtëpi Marseillen me rezultatin 2:0.
Në pjesën e parë vendasit shënuan një gol. Jonathan David kaloi në epërsi vendasit në minutën e 28-të.
Në pjesën e dytë Marseille mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Cengiz Under u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutat shtesë David shënoi golin për 2:0.
Pas nëntë ndeshjeve Marseille është në pozitën e pestë me 14 pikë sa ka edhe Lille në pozitën e tetë.
Artikuj të ngjashëm