Pasi mposhti Monacon dhe e rrëzoi nga froni, skuadra e Lillet kërkon fitoren edhe ndaj Marseillet. Lille, ku aktivizohet Edon Zhegrova është në formë të mirë dhe vlerësohet favorit edhe pse është mysafir i Marseillet. Lille ka 18 pikë të tubuara dhe po lufton për kreun e tabelës, ndërsa Marseille është i nëntë me 12 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më pak të zhvilluara.
Zhegrova pritet të jetë titullar të Lille dhe njëri prej lojtarëve kryesor, në veçanti pas paraqitjes që e tregoi ndaj skuadrës së Monacos. Dueli mes Marseillet dhe Lillet, zhvillohet të shtunën prej orës 21:00 dhe i takon xhiros së 11-të në Ligue 1 të Francës.
Në pesë ndeshjet e fundit, Lille ka shënuar tri fitore rresht, ndërsa Marseille është në një seri prej dy fitoreve, dy humbjeve dhe një barazimi në të gjitha garat. Ndërkohë, të dielën luan Clermonti i Elbasan Rashanit.
Prej orës 15:00, Clermonti do të jetë mysafir i skuadrës së Strasbourgut.
Ndërkohë, kjo xhiro do të mbyllet me ndeshjen tjetër interesante, atë ndërmjet Nicet dhe Rennesit. Kjo përballje është të dielën prej orës 20:45.