Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille e Zhegrovës e pret PSG-në

Edon Zhegrova

Skuadra e Lillet ku luan Edon Zhegrova do të përpiqet ta ndalë kampionin në fuqi, Paris Saint-Germainin në derbin e xhiros së 16-të në Ligue 1 të Francës. Parisi është lider në tabelë me 36 pikë dhe është në një seri impresive në kampionat. Në 11 ndeshjet e fundit, ka 10 fitore dhe një barazim ndërsa ndaj Lillet synon ta vazhdojë formën e mirë, të cilën e ka nisur prej shtatorit. Edhe Lille nuk di për humbje prej gati tre muajsh dhe është ngritur në pozitën e katërt në tabelë me 27 pikë të mbledhura.

Në duelet direkte, Parisi është bindshëm më i mirë se Lille pasi e ka mposhtur në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Nice që ka katër pikë më pak se Parisi, luan në udhëtim te skuadra Le Havret të shtunën prej orës 17:00. Ndërkohë Marseille do të përballet në shtëpi me skuadrën e Clermontit, ndeshje kjo që nis në orën 17:00 dhe zhvillohet të dielën.