Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni kosovar i Kukësit

Në një videoincizim 36-sekondësh shihet Besar Musolli duke u ngjitur shkallëve të podiumit me një buzëqeshje të lehtë. Me qetësi të madhe përshëndet një nga një bashkëlojtarët e skuadrës së Kukësit.

Fjalët e moderatorit që prezantonte një nga një lojtarët pas suksesit historik për skuadrën e Kukësit, për Musollin ishin të mëdha.

"Është një kampion i vërtetë për shumë arsye. E gjithë karriera e tij me ekipin e qytetit tonë, përfaqëson pjesën tjetër të Shqipërisë – Kosovën, shkruan sot Koha Ditore. I pakalueshmi, i jashtëzakonshmi, ai që ndalon çdo sulm të kundërshtarëve, Besar Musolli", dëgjohet në video duke thirrur me zë të lartë emrin e mbiemrin e mesfushorit defensiv.

Fjalë të tillë për të nuk është se ka pasur shpesh, as në Shqipëri e as Kosovë, ndonëse sukseset nuk i mungojnë në të dy vendet.... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm