Kampioni i botës në shah, Magnus Carlsen, ka akuzuar për herë të parë hapur shokun e tij, Hans Niemann, për mashtrim.
Në një deklaratë, ai tha se besonte se Niemann kishte mashtruar, megjithëse nuk ofroi prova, raportoi BBC-ja të martën.
Carlsen kishte bërë më parë akuza të fshehta kundër 19-vjeçarit Niemann, i cili e ka mohuar të ketë bërë hile në shah dhe ka akuzuar Carlsenin se po përpiqet ta shkatërrojë karrierën e tij.
Adoleshenti ka pranuar se ka mashtruar gjatë meçeve online dy herë, kur ishte 12 dhe 16 vjeç, por ka mohuar ashpër se ka bërë ndonjë gjë të tillë në lojë direkte, madje ka thënë se ishte i gatshëm të luante nudo për të provuar këtë.
Skandali filloi në fillim të këtij muaji, pasi Carlsen, i konsideruar nga shumë si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, u mposht nga Niemann në Sinquefield Cup, duke i dhënë fund një serie të pamposhtmërisë prej 53 ndeshjesh në shahun klasik.
-
Shahisti që mposhti kampionin e botës ka mashtruar në më tepër se 100 lojë online
-
Kampioni i shahut barazon me “Botën” pas 46 ditësh loje – përfshihen 143 mijë lojtarë
-
Kampioni i botës në shah tërhiqet sepse s’po i pëlqen më
-
Shahisti 16-vjeçar nga India shtang numrin një të botës
-
Carlsen mbron titullin e kampionit të botës në shah