Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carlsen mbron titullin e kampionit të botës në shah

Magnus Carlsen i Norvegjisë e ka mbrojtur titullin dhe e fitoi Kampionatin Botëror të shahut të premten në Dubai.

Ai mposhti rusin Ian Nepomniachtchi dhe siguroi pikën që ia siguroi titullin e Botërorit që u zhvillua këtë muaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas një gabimi të rëndë nga Nepomniachtchi, Carlseni e shfrytëzoi më së miri dhe e fitoi titullin e pestë botëror. Deri në atë pikë, loja ishte thuajse e barabartë.

“Gjithçka ndodhi papritur. Mendoj se pas atij momenti gjithçka shkoi më mirë për mua”, iu tha Carlseni gazetarëve.

Carlseni i fitoi 60% të çmimit prej 2 milionë eurove të ofruara nga ky kampionat.

Edhe Kampioni i shahut barazon me “Botën” pas 46 ditësh loje – përfshihen 143 mijë lojtarë Sporte të tjera Kampioni i shahut barazon me “Botën” pas 46 ditësh loje – përfshihen 143 mijë lojtarë

Nepomniachtchi ka thënë se kishte ngecur dhe nuk e dinte mirë se çfarë po shkonte gabim, dhe në një moment “nuk pati fare ide” se çfarë po bënte.

“Gjërat që më ndodhën këtu nuk më kanë ndodhur asnjëherë në asnjë ngjarje. Në karrierën time kam humbur disa ndeshje me gabimet e mia të çmendura. Duhet të shoh se çfarë ka ndodhur”, tha Nepomniachtchi.