Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionët e Evropës që munguan në Kupën e Botës

Italia do të jetë gjigantja më e madhe e futbollit që mungon në dy Kupa të Botës rresht, por nuk është e vetmja kampione e Evropës që nuk arrin të kualifikohet në Botëror.

“Azzurrët” u mposhtën 1:0 në plejofin për kualifikim në Botëror nga Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma.

Tani, Italia luan në miqësore kundër Turqisë.

Më herët, Italia kishte munguar në Botërorin e vitit 1958 dhe në vitin 2018, por mungesa në dy botërore rresht, nuk është e zakonshme për këtë shtet.

Më herët në dy botërore rresht kishin munguar edhe Franca, në vitet 1970-1974 dhe 1990-1994.

Edhe Italia për herë të dytë rresht jashtë Botërorit Sport Italia për herë të dytë rresht jashtë Botërorit

Spanja dështoi në vitet 1954-1958 dhe 1970-1974.

Anglia e fitoi Botërorin në vitin 1966, por dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës 1974 dhe 1978.

Italia nuk është kampionia e vetme e Evropës që dështon të kualifikohet në Kupën e Botës pas triumfit.

Çekosllovakia nuk u kualifikua në Kupën e Botës 1974, e fitoi Evropianin 1976, dhe nuk ishte pjesëmarrëse në vitin 1978.

Edhe FIFA paraqet dhjetë përfaqësueset që synojnë të kthehen në skenën më të madhe Botërori 2026 FIFA paraqet dhjetë përfaqësueset që synojnë të kthehen në skenën më të madhe

Danimarka nuk luajti në Botërorin e vitit 1990, triumfoi në “Euro 1992” dhe nuk shkoi në Kupën e Botës “SHBA 1994”.

Greqia po ashtu triumfoi në Evropianin e vitit 2004, por dështoi të kualifikohej në kampanjat e Botërorit 2002 dhe 2006.