Italia ka katër tituj të botës në futboll, por ka mbetur jashtë ngjarjes më të madhe për herë të dytë rresht. Pasi nuk ishte kualifikuar për Botërorin 2018, Italia mbeti edhe jashtë Botërorit që mbahet këtë vit në Katar.
Italianët nuk kanë mundur të kalojnë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror. Ndonëse Italia dominoi plotësisht, golin e vetëm e shënoi Maqedonia e Veriut. Dhe kjo në kohën shtesë.
Italia vjet e fitoi Evropianin e futbollit, por në Botëror nuk do të jetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kampionët e Evropës që munguan në Kupën e Botës
-
Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në Botëror po shihet si katastrofë
-
Italia kërkon kualifikimin në Katar, por mendjen e ka te dështimi i mëparshëm
-
FIFA paraqet dhjetë përfaqësueset që synojnë të kthehen në skenën më të madhe
-
Tifozët italianë me “të vegjlit”, në mungesë të përfaqësueses së tyre