Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionati i luftërave me jastëkë ka filluar të rritet në popullaritet

Sportist i luftës me jastëkë ka filluar të bëjë bujë kohëve të fundit.

Në këtë sport po marrin pjesë luftëtarë të arteve marciale të përziera (MMA), yje të televizionit, boksierë, mekanikë dhe madje edhe veterinarë.

Sipërmarrësi Steve Williams, është personi që e ka krijuar Kampionatin e Luftërave me Jastëkë (PFC).

“Nuk ke nevojë t’u shpjegosh njerëzve luftimin me jastëk, kjo është bukuria. Ka agresivitet, por e mira është se asnjë nuk lëndohet. Shumë njerëz nuk duan të shohin më gjak dhe dhunë”, ka thënë Williams, raporton “The Guardian”.