Dijon Kameri ka stërvitur të premten me skuadrën e Salzburgut, por nuk pritet të rrezikohet për ndeshjen që gjiganti austriak e luan ndaj Lustenaut të shtunën, në kuadër të xhiros së 17-të të elitës austriake të futbollit.
Mesfushori 18-vjeçar, që vlerësohet shumë në Austri, pati telashe me gju së fundmi.
Ky lëndim ka bërë që ai të mos jetë i pranishëm në dy ndeshjet e fundit të skuadrës austriake.
Në Bundesligën austriake në këtë edicion, Kameri ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka një gol të shënuar e një asistim.