Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamberi vazhdon të shkëlqejë në Skoci

Sulmuesi kosovar Florian Kamberi nuk e ka lejuar skuadrën e tij Hibernian të pësojë disfatë nga gjiganti skocez, Rangers.

Kamberi shënoi gol në minutën e 76-të, pasi e shfrytëzoi harkimin e Marc McNulty, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin e barabartë, 1:1, transmeton KTV.

Për Kamberin 24-vjeçar, ishte goli i tetë këtë edicion në “Premiershipin” e Skocisë. Ai, në 25 ndeshje ka kontribuar edhe me pesë asistime.

Kamberi me Hibernianin nuk pëson humbje nga Rangers në pesë ndeshje rresht në ligë, prej dhjetorit të 2017-s.