Florian Kamberi me klubin skocez Rangers është kualifikuar në 1/8 e finales të Ligës së Evropës.
Rangersi të mërkurën mbrëma triumfoi 1:0 si mysafir i Bragës, në ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales. Ndeshjen e parë në Skoci, Rangersi e fitoi 3:2.
Golin e vetëm për Rangersin në ndeshjen e kthimit e shënoi Ryan Kent në minutën e 61-të.
Kamberi ishte titullar dhe luajti 78 minuta në ndeshjen e të mërkurës dhe u ndëshkua me kartojn të verdhë. Ai te Rangersi është huazuar nga Hiberniani.
"Është një natë e pabesueshme për mua dhe skuadrën. Nuk ka rëndësi se cili shënon golat, me rëndësi është kalimi tutje. Shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë", ka dekaruar Kamberi, për BT Sport, transmeton Koha.net.
Në fundjavë Kamberi realizoi një gol dhe asistoi një tjetër në barazimin 2:2 kundër St. Johnstonet në elitën e futbollit skocez.