Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me gjithë humbjen e Rangersit, paraqitja e Kamberit vlerësohet

Sulmuesi Florian Kamberi ka luajtur prej minutës së 54-t për Rangersin që pësoi 3:1 në shtëpi nga Bayer Leverkuseni.

Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma në “Ibrox Stadium” në Glasgow ishte e para e një të tetës së finales të Ligës së Evropës. Kamberi u mundua të sjell freski në sulmin e skuadrës skoceze, ndërsa paraqitja e tij është vlerësuar nga tifozë të skuadrës. Kishte shumë komente pozitive në “Twitter” për paraqitjen e Kamberit. Shumë prej tyre kanë kërkuar që ai të luaj prej fillimit.

Kai Havertz e Charles Aranguiz shënuan dy golat e parë të Leverkusenit. George Edmundson ngushtoj rezultatin në 2:1 në minutën e 75-t, por ekipi gjerman shënoj sërish në minutën e 88-të nëpërmjet Leon Baileyt.

Në shtëpi humbi edhe Wolfsburgu. Pësoj 2:1 nga Shakhtar Donetsku. Te Wolfsburgu startoj Admir Mehmedi, që luajti deri në minutën e 80-të.

Prej orës 21:00 është luajtur edhe ndeshja në mes të Olympiacosit dhe Wolverhamptonit. Ndonëse Olympiacosi luajti prej minutës së 29-të me një lojtar më pak, ia doli të barazoj në fund me shifrat 1:1. Madje ishte në epërsi falë golit të Youssef El Arabit në minutën e 54-t. Pedro Neto barazoj rezultatin në minutën e 67-të.

Dy ndeshje të një të tetës së finales, Sevilla – Roma dhe Inter – Getafe janë shtyrë.