Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamberi drejt Rangersit

Sulmuesi Florian Kamberi pritet që gjatë ditëve të mbetura të afatit kalimtar të janarit të transferohet te skuadra e Glasgow Rangers, kanë njoftuar mediumet skoceze.

Kamberi 23-vjeçar pritet të largohet nga Hiberniani, pasi së fundi është kritikuar për formën e dobët, ndonëse e nisi mirë stinorin.

Kamberi ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 27 paraqitje në të gjitha garat për Hibernianin.

Kamberi para fillimit të këtij edicioni firmosi kontratë me Hibernianin deri në vitin 2021. Ai karrierë ka bërë te Grasshoppersi e Karlsruheri.