Sulmuesi Florian Kamberi pritet të kthehet në futbollin e Skocisë. “Sky Sports” ka raportuar të hënën se Kamberi, i cili është pjesë e skuadrës së St.Gallenit është pranë huazimit te ekipi elitar i Skocisë, Aberdeen.
Thuhet se marrëveshja mes palëve pritet të konfirmohet pak para mesnate, në mënyrë që Kamberi të kompletojë kalimin e tij te Aberdeeni para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Kamberi para fillimit të këtij edicioni iu bashkua St.Gallenit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, ai ka nëntë paraqitje me skuadrën zvicerane derisa në Skoci ka bërë karrierë edhe te Hiberniani e Glasgoë Rangersi.