Florian Kamberi e ka marrë lejen e punës dhe do të mund të luajë që në fundjavë ka shkruar “eveningexpress”.
Skuadra e Aberdeenit ku u huazua Kamberi nga skuadra e St. Gallenit të Zvicrës deri në fund të sezonit, të shtunën do të luajë kundër St. Mirrenit.
Kamberi nuk pati të drejtë loje në humbjet që ekipi i tij i pësoi nga Hiberniani dhe Livingstoni.
Kamberi nuk ka luajtur asnjë ndeshje qëkur skuadra e tij St. Galleni barazoi pa gola me Luganon më 16 dhjetor. Me St. Gallenin i luajti nëntë ndeshje, por nuk e shënoi asnjë gol.
Për dy sezone luajti te Hiberniani në të kaluarën, ndërsa për gjysmë edicioni ishte i huazuar edhe te Rangersi.