Sulmuesi 27-vjeçar Florian Kamberi është larguar nga skuadra e St. Gallenit.
Përveç Kamberit, kontrata i është shkëputur edhe 22-vjeçarit Lorenzo Gonzalez.
Lajmi u bë i ditur të enjten gjatë ditës nga vetë skuadra e Zvicrës lindore.
Që të dy patën kontratë me skuadrën e elitës së futbollit zviceran deri në qershor të vitit 2023.
Kamberi iu bashkua St. Gallenit në verën e vitit 2020. Në pjesën e dytë të atij sezoni Kamberi u huazua fillimisht te Aberdeeni në Skoci, ndërsa në sezonin e fundit luajti te skuadra e Sheffield Wednesdayt, në rangun e tretë të futbollit anglez.
Në 27 ndeshje pati pesë gola të shënuar.
Mediat zvicerane kanë shkruar se Kamberi do t’i bashkohet skuadrës së Winterthurit, që në sezonin tjetër po ashtu do të luajë në Superligën e Zvicrës.