Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamberi vazhdon me gola në Skoci

Sulmuesi Florian Kamberi ka shënuar sërish për Hibernianin në kampionatin elitar të Skocisë. Kamberi shënoi në minutën e 63-të golin për Hibernianin që humbi nga Celticu me rezultatin 4:2.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së nëntë të Premiershipit skocez. Për Kamberin ishte goli i katërt në gjashtë ndeshje. Ai ka edhe katër asistime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë në fitoren që të dielën e shënoi Glasgow Rangers ndaj Hamiltonit me rezultatin 4:1, në minutën e 82-të u inkuadrua sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda.