Sulmuesi Florian Kamberi mund të largohet nga skuadra e Hibernianit. Por, jo edhe të largohet nga Skocia.
Interesim për sulmuesin ka shprehur skuadra e udhëhequr nga Steven Gerrard, Glasgow Rangers, ka njoftuar të mërkurën “rangersnews.uk”.
Pjesë e Glasgow Rangersit është edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda.
Kamberi me skuadrën e Hibernianit ka kontratë deri në verën e vitit 2021. Në gjashtë ndeshje të Premiershipit të Skocisë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar katër herë.
Ish-sulmuesi i Shpresave të Zvicrës në gjashtë ndeshje kualifikuese të Ligës së Evropës ka shënuar katër gola dhe një asistim.
Artikuj të ngjashëm