Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kaliniq drejt Fenerbahçes

Sulmuesi kroat Nikola Kaliniq pritet të largohet nga Atletico Madridi pas vetëm një edicioni. E përditshmja "AS" të enjten raporton se Kaliniq në fund të këtij edicioni pritet të transferohet në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes.

Për transferimin e tij, Fenerbahçe është e gatshme të paguajë rreth 13 milionë euro dëmshpërblim. Sulmuesi 31-vjeçar, këtë edicion ka shënuar katër gola në 24 ndeshje për Atleticon në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2021. Kaliniq karrierë ka bërë edhe te Milani, Fiorentina, Dnipro, Blackburni, Hajduku, Shibeniku e Istra. Ai ka edhe 42 ndeshje e 15 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Kroacisë.