Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi spanjoll siguron shërbimet e Kaliniqit

Atletico Madrid dhe Nikola Kaliniq janë marrë vesh për transferimin e futbollistit në Madrid.

Në këtë mënyrë, me blerjen e Kaliniqit, hapen rrugët për ndryshime në tri skuadra. Kevin Gameiro i Atleticos do të kalojë te Valencia, e cila do ta shesë Simone Zazan te Milani.

Kaliniq ishte transferuar sezonin e shkuar nga Fiorentina te Milani për 29 milionë euro, por ka dështuar me paraqitjet e tij në San Siro, duke realizuar vetëm gjashtë gola, transmeton KP.

30-vjeçari do të nënshkruajë për dy vite me Atleticon me pagë prej 3 milionë eurosh në vit.