Prej se ka dalë në skenë, Drilon Hajrizi vlerësohet basketbollisti prej më të mirëve në vend. Ka luajtur me plot sukses te Trepça, Peja e së fundi te Sigal Prishtina. Shpesh ka bërë dallimin, ka vendosur shumë ndeshje e disa gara. Ka fituar trofe dhe ka mbuluar shumë pozita.
Dhe pas afro një dekade karrierë në basketbollin kosovar, gjatë të cilës ka fituar tituj e kupa, Hajrizi duket se do të bëjë hapin e radhës - do të transferohet jashtë vendit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai së fundi ka arritur marrëveshje me një klub në Japoni. Ka firmosur kontratën, ndërsa për të zyrtarizuar lëvizjen ka mbetur që të kompletojë dokumentacionin, përkatësisht të pajiset me vizë.
Kalimi nga Kosova në Japoni mund të jetë lëvizje e karrierës për basketbollistin mitrovicas. Kampionati i Japonisë vlerësohet shumë cilësor, të hyrat janë të mëdha, ndërsa klubet e kanë stabilitetin, që në Kosovë ka kohë që mungon. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.