Vala e fundit e largimit të basketbollistëve me emër nga Kosova, më së largu e ka dërguar Drilon Hajrizin.
Hajrizi, që ka vite që është prej basketbollistëve më të mirë të Kosovës, është duke luajtur në Japoni, shkruan Koha Ditore.
27-vjeçari ka tashmë katër paraqitje për skuadrën Kanazawa Samuraiz, që garon në kategorinë e dytë japoneze (B2). Lojtari mitrovicas në fund të nëntorit ishte marrë vesh me skuadrën japoneze, ndërsa për shkak të kompletimit të dokumentacionit vetëm këtë muaj i është bashkuar skuadrës.
Hajrizi thotë se është ambientuar shpejt në shtetin e Lindjes së Largët, ndërsa ka folur edhe për të veçantat e basketbollit japonez...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm