Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kaio Jorge, jashtë fushës për tetë muaj

Futbollisti i skuadrës së Juventusit, Kaio Jorge, pritet të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër për tetë muaj pas ndërhyrjes kirurgjike që iu nënshtrua në gju të enjten.

20-vjeçari u lëndua të mërkurën në ndeshjen e Serie C ndërmjet Juventusit U23 dhe Pro Patriats.

“Kaio Jorge i është nënshtruar operimit për shkak të lëndimit në tendinën e këmbës së djathtë. Operimi u krye me sukses. Koha e rikuperimit pritet të jetë rreth tetë muaj”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Kaio Jorge ka luajtur 11 ndeshje në nivel seniorësh këtë edicion dhe ka shënuar një gol në dy paraqitje me skuadrën U23 që luan në rangun e tretë të Italisë.