Në fundjavë shënoi golin e parë në Superligën e Zvicrës dhe ishte në moment të mirë në karrierë. Por talenti Dion Kacuri do të duhet të mungojë deri në tre muaj.
Të premten është bërë e ditur se futbollisti 18-vjeçar ka thyer një asht të shputës (metatarset) dhe do të mungojë gjatë.
Kacuri është lënduar të enjten në stërvitjen e Grasshopperit.
Mesfushori Kacuri shënoi gol në fitoren 3:0 ndaj Winterthurit. Ai ka luajtur në tri ndeshjet e fundit kampionale të Grasshopperit. Vlerësohet talent i madh në futbollin zviceran.