Futbollisti i talentuar, Dion Kacuri është pranë transferimit te Baseli, kanë shkruar mediat zvicerane të martën. Kacuri 19-vjeçar, luan mesfushor te Grasshopperi, me të cilën skuadër ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Këtë edicion i ka shtatë paraqitje në Superligën e Zvicrës, por nuk është grumbulluar në ndeshjet e fundit.
Gjithsej në Superligë i ka luajtur 28 ndeshje, ndërsa është paraqitur për U18, U19 dhe U21 të Zvicrës.
Pronarët e mëparshëm kinezë të Grasshopperit kishin bllokuar transferimin e Kacurit te Baseli, por pas ndryshimit të situatës në klub lëvizja do të realizohet.
Te Baseli janë Taulant Xhaka, Benjamin Kololli, Leon Avdullahu, Albian Ajeti.
Artikuj të ngjashëm