Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi zyrtarizon largimin e Paratricit

Fabio Paratrici më nuk është drejtor i përgjithshëm te Juventusi. Ekipi nga Serie A, të mërkurën e ka konfirmuar largimin e Paratricit nga ky post me marrëveshje të dyanshme. Paratrici po largohet nga Juventusi pas 11-të vjetësh pasi klubit nuk ia ka vazhduar kontratën që i skadon në fund të muajit të ardhshëm. Largimi i Paratricit te Juventusi ka ardhur pas një sezoni zhgënjyes në Serie A, ku “Zonja e Vjetër” përfundoi në pozitën e katërt në tabelë.

“Ishin këto vite fantastike për mua që jam rritur profesionalisht. Juventusi më ka thënë rastin ta bëjë punën time dhe për këtë i jam mirënjohës. Me largimin nga Juventusi po e mbylli një kapitull të rëndësishëm të karrierës time duke u përgatitur për sfidat e reja që më presin”, ka thënë Paratrici. Me largimin e Paratricit nga posti i drejtorit sportiv, mediumet italiane kanë raportuar se Massimiliano Allegri do të emërohet trajner i Juventusit.

Artikuj të ngjashëm