Skuadra e Juventusit është afër transferimit të mesfushorit të ri të Flamengos, Lucas Paqueta, ka shkruar gazeta "Tuttosport".
Juventusi është në negociata me Flamengon dhe për kartonin e 20-vjeçarit ka ofruar dhjetë milionë euro.
Paqueta në fillim të vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Flamengos dhe këtë edicion po tregohet ndër lojtarët më të dalluar.
Ai ka shënuar dy gola dhe ka tri asistime në tetë ndeshje të zhvilluara deri më tashti.
Paqueta ka kontratë me Flamengon deri në fund të vitit 2020, dhe është pjesë e Përfaqësueses U-20 të Brazilit.
Pos Juventusit, interesim për të kanë treguar edhe Chelsea, Tottenhami e Valencia.
Artikuj të ngjashëm