Juventusi “do të bëjë gjithçka” që të transferojë Kylian Mbappen, sipas “Tuttosportit”.
Sipas raportimit, drejtori sportiv Fabio Paratic u ka premtuar tifozëve se ai do të bëjë çmos që të transferojë yllin francez të Paris Saint-Germainit për ta kompletuar dyshen sulmuese me Cristiano Ronaldon.
Mbappe ka shkëlqyer në sezonet e fundit te PSG-ja dhe Franca duke zgjuar interesim të shumë skuadrave evropiane. Për të interesim ka shprehur edhe Real Madridi.