Juventusi ka mposhtur 3 me 0 Sampdorian duke iu afruar edhe më shumë titullit të radhës në Serie A.
Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi falë golave të Mario Manxhukiqit, Howedesit dhe Sami Khediras.
Në tabelë, Juve ka 84 pikë në krye, gjashtë më shumë se ndjekësi Napoli, që sot barazoi me Milanin, teksa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.