Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi shënon fitoren e tretë rresht në Serie A

Juventusi e ka shënuar fitoren e tretë në elitën e futbollit të Italisë, ndonëse me vështirësi e me fat.

“Zonja e vjetër” të shtunën në mbrëmje mposhti Leccen në udhëtim me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të Serie A.

Golin e fitores e shënoi 21-vjeçari Nicolo Fagioli, në minutën e 73-të.

Morten Hjulmand i Lecces në fund të ndeshjes qëlloi shtyllën.

Edhe Juve ngjitet në vendin e tretë, 7 minuta për Zhegrovën Futboll Juve ngjitet në vendin e tretë, 7 minuta për Zhegrovën

Te Lecce në bankën rezervë ishte Kastriot Dermaku.

Juventusi pas 12 ndeshjeve të luajtura ka 22 pikë në mesin e tabelës.