Rodrigo Bentancur nuk largohet nga Juventusi. Ekipi italian ka kthyer prapa ofertën e Aston Villas për mesfushorin. Sipas “Sky Sport Italia”, drejtuesit e klubit italian nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me ekipin anglez.
Krerët e Juventusit thuhet se nuk janë të kënaqur me ofertën e ofruar nga Aston Villa. Edhe trajneri Massimilano Allegri thuhet se ua ka bërë me dije krerëve të klubit se në rast të shitjes së Bentancurit duhet të sjellin zëvendësuesin e uruguaianit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAston Villa e ka kërkuar në formë huazimi më të drejtë blerjeje, ofertë që nuk është pranuar nga “Zonja e Vjetër”.