Juventusi është në kërkim të një futbollisti që do të mund ta zëvendësonte Federico Chiesan, i cili është lënduar dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.
“Gianluca Di Marzio” shkruan se Juventusi po synon të arrijë marrëveshje me Barcelonën për huazimin e Mempis Depayt.
Bëhet e ditur se Barça është e hapur për të negociuar shitjen e Depayt.
Klubi nga Katalonja konsideron se vendin e tij mund ta mbulojnë Ferran Torresi dhe Ansu Fati. Ky i fundit pritet të rikthehet në fushë nga lëndimi.
Sulmuesi Depay iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë në verën e vitit të kaluar, pasi i kishte skaduar kontrata me Lyonin.
Holandezi ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023. Këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka bërë edhe dy asistime në 22 paraqitje.