Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi po e përcjell Mendyn

Juventusi është duke e përcjellë mbrojtësin e majtë të Lyonit, Ferland Mendy, bën të ditur "Calciomercato".

Skuadra kampione e Italisë e sheh Mendyn si zgjedhje për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi ka gjasa që ta shesë Alex Sandron në verë, transmeton Koha Ditore.

Mendy, 23-vjeçar, ka pasur një stinor mjaft të mirë me Lyonin, duke regjistruar 42 ndeshje në të gjitha garat.