Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Mendyn

Real Madrid

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, francezin Ferland Mendy.

Bëhet e ditur se Juventusi po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për Mendyn, i cili pritet të largohet nga Real Madridi në verë.

Te Juventusi, po e shohin Mendyn si zëvendësim ideal për brazilianin Alex Sandro që do të largohet në fund të sezonit. Mendy 26-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin 2025 kurse këtë edicion ka një gol e dy asistime në 24 ndeshje të luajtura.