Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi përforcohet para ndeshjes me Unitedin

Masimilliano Allegri ka marrë një lajm të mirë para duelit të së mërkurës ndaj Manchester Unitedit, ku dy futbollistë që munguan në ndeshjen e fundit janë të gatshëm për lojë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Giorgio Chiellini dhe sulmuesin Mario Manxhukiq që nuk kanë luajtur në dy javët e fundit, shkruan ksp.

Të dy futbollistët kanë stërvitur rregullisht me ekipin dhe pritet të ftohen për ndeshjen e së mërkurës.

Ndërkohë në dyshim mbetet paraqitja e Douglas Costas dhe Blaise Matuidit për të cilët do të vendoset nesër nëse do të luajnë apo jo.

Artikuj të ngjashëm