Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi ka shprehur interesim për mesfushorin 16-vjeçar, argjentinasin Luka Romero, përcjellë “Goal.com” të martën.
Romero po shihet si lojtar i të ardhmes te Juventusi, ekip që është i gatshëm të paguajë rreth pesë milionë euro për kartonin e tij.
Romero është pjesë e Mallorcas që bën gara në kategorinë e dytë të Spanjës kurse edicionin e kaluar shkroi historinë kur u bë futbollisti më i ri që debutoi në La Liga, me 15 vjet e 219 ditë.
Romero këtë sezon ka shënuar një gol në tetë paraqitje për Mallorcan B dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2023.
Krahas Juventusit, interesim për Romeron ka treguar edhe skuadra tjetër nga Serie A, Napoli.