Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Antonyt

Juventusi po synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri Masimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjë një skuadër konkurruese për të luftuar për trofe për sezonin e ri.

Së fundmi, sipas “Calciomercato”, klubi italian ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Antony që po shihet si përforcim ideal për “Zonjën e Vjetër”.

Juventusi do të nisë negociatat me krerët e Ajaxit për të parë situatën e brazilianit.

Antony ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025.

22-vjeçari këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat.