Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Albas

Juventusi është duke planifikuar ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të verës.

Drejtuesit e klubit janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të krahut majtë të Barcelonës, Jordi Albas.

Ky i fundit ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por ka dështuar të gjejë marrëveshjen e re me katalunasit.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë “Zonja e Vjetër”, që synon transferimin e spanjollit, transmeton KTV.

Alba shihet si zëvendësues i Alex Sandros, që pritet të largohet gjatë verës nga Juve.