Juventusi është i vendosur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Jordi Alba.
“Tuttosport” raporton se klubi nga Torino po e monitoron nga afër të ardhmen e 29-vjeçarit te Barça, pasi ka dështuar të arrijë marrëveshje të re për kontratë.
Juventusi planifikon t’i bëjë ofertë spanjollit për t’iu bashkuar “Zonjës së Vjetër” gjatë verës.
Në garë për Alban është edhe Manchester Unitedi dhe City.