Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pa tre yje kundër Atalantas

Juventusi nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e tre futbollistëve në përballjen e nesërme kundër Atalantas.

Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Federico Bernardeschi nuk janë përfshirë në skuadër për shkak të lëndimeve, transmeton Koha.net.

Megjithatë nga lëndimi janë kthyer Blaise Matuidi e Mario Manxhukiq.

Juventusi, që nesër e pret Atalantan nga ora 18:00, ka ftuar këta futbollistë: Buffon, Pinsoglio, Szczesny; Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Howedes, Rugani, Lichtsteiner; Pjaniq, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentancur; Dybala, Douglas Costa, Manxhukiq.