Skuadrës së Juventusit do t'i mungojnë nëntë futbollistë për ndeshjen e radhës kampionale, që e luan ndaj Cagliarit, kanë raportuar mediumet italiane.
Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit, zhvillohet të martën (sot) prej orës 21:00 dhe i takon xhiros së 30-të të Serie A.
Për shkak të lëndimeve, Juventusit në këtë përballje do t'i mungojnë Cristiano Ronaldo, Mario Manxhukiq, Paulo Dybala, Douglas Costa, Juan Cuadrado, Sami Khedira, Andrea Barzagli, Leonardo Spinazzola e Mattia Perin.
Në repartin e sulmit, trajneri Massimiliano Allegri ka ftuar lojtarin e ekipit U-23, Stephy Mavdidi, pasi ka në dispozicion vetëm Federico Bernardeschin e Moise Keanen. Ka ftuar edhe dy lojtarët e tjerë të ekipit U-23, Grigoris Kastanos e Hans Nicolussi Caviglia.