Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndimet i sjellin kokëçarje Allegrit para sfidës me Ajaxin

Foto: Reuters

Lëndimet i kanë sjellë kokëçarje trajnerit të Juventusit, Max Allegri në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit.

Mediat italiane raportojnë se përveç të lënduarve, Mario Manxhukiq, Giorgio Chiellini, Martin Caceres dhe Mattia Perin, në dyshim për sfidën e sotme është edhe Douglas Costa që nuk dihet nëse do të përfshihet në bankën rezervë apo jo, transmeton Koha.net.

E në dyshim janë edhe dyshja Mattia De Sciglio dhe Emre Can.

Football-italia shkruan se Dybala e ka fituar garën me Moise Kean për ta udhëhequr sulmin, përkrah Ronaldos e Bernardeschit.

E Dybala pritet të jetë edhe kapiten pas mungesës së Chiellinit e Manxhukiqit.

Kurse në krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Joao Cancelo, pritet të luajë De Sciglio, në rast se është 100 për qind i gatshëm.

Edhe Chiellini në dyshim Sport Chiellini në dyshim

Allegri tashmë ka konfirmuar se në krahun e majtë do të luajë Alex Sandro, derisa Daniele Rugani do të luajë në qendër të mbrojtjes.

Takimi ndërmjet Juventusit e Ajaxit nis në ora 21:00, derisa takimi i parë kishte përfunduar baras me rezultat prej 1 me 1.