Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me shumë mungesa kundër Crotones

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Crotones që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

“Zonja e Vjetër” do të jetë pa gjashtë futbollistë të rëndësishëm, pesë prej tyre janë të lënduar, kurse një është i suspenduar.

Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, Arthuri, Juan Cuadrado dhe Paolo Dybala vazhdojnë të mbetën jashtë shkaku i lëndimeve, kurse Adrien Rabiot është i pezulluar.

Juventusi renditet në vendin e gjashtë me 43 pikë, 12 më pak se Interi që është lider, por Juve ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Lista e plotë e Juventusit për ndeshjen kundër Crotones.

Image
Artikuj të ngjashëm