Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pa Dybalan dhe Moratan ndaj Chelseat

Juventusi do të ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen në Champions League.

Skuadra italiane në ndeshjen ndaj Chelseat do të jetë pa dy sulmues.

Paulo Dybala dhe Alvaro Morata nuk do të jenë të gatshëm për takimin e së mërkurës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

“Shpresoj që t’i kem sa më shpejt në ekip Dybalan dhe Moratan, por ndoshta do të rikthehen pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve. E sigurt është që nuk do të jenë të mërkurën dhe të shtunën”, deklaroi Allegri.

Dybala dhe Morata u lënduan në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias të dielën.