Gonzalo Higuain është përfshirë në skuadrën për derbin e nesërm ndaj Napolit, megjithatë kampioni italian do të luajë pa dyshen e lënduar Mario Manxhukiq e Benedikt Howedes.
Higuain vazhdon të jetë i dyshimtë nëse do të përfshihet në lojë apo jo, pasi i është nënshtruar një operacioni këtë javë për një gisht të thyer të këmbës dhe pritet që të jetë në stol, transmeton Koha.net shkrimin Football Italia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManxhukiq pritej që të zëvendësonte Higuainin, por një lëndim i sotëm e lë atë jashtë ndeshjes së nesërme.
Nga lëndimet rikthehen Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado dhe Giorgio Chiellini, kurse sulmin mund ta udhëheqë edhe Paulo Dybala si një 9 fals.
Skuadra e Juventusit për ndeshjen ndaj Napolit është kjo: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi.