Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nis sezonin në stil të kampionit

Kampioni i Serie A, Juventusi ka filluar sezonin e ri në ligë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Zonja e Vjetër” i shënoi tre gola Cagliarit në përballjen e sotme, transmeton Koha.net.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Mario Manxhukiq kur po zhvillohej minuta e 12 pas asistimit nga Lichtsteineri.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Dybala e Higuain.